Top News – Ulen ndjeshëm infektimet/ 53 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orë
02/05/2021 18:28

Është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i rasteve të reja me Covid 19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shënuar 53 raste të reja, si rezultat i 1535 testimeve të kryera ndaj personave të dyshuar. Kjo është shifra më e ulët e të prekurve me koronavirus në vendin tonë prej shumë muajsh, ku numri i infektimeve sidomos në periudhën e dimrit arriti mbi 1000 të prekur në ditë. Nga 53 infektimet e kësaj të dielë, 13 raste janë shënuar në Tiranë, 6 raste në Fier, nga 5 raste në Durrës dhe Devoll, nga 3 raste në Shkodër, Mallakastër dhe më pak raste në bashkitë e tjera të vendit. Ulja e infektimeve ditore flet për një situatë të stabilizuar të pandemisë në vend, dhe efektet e vaksinimit masiv kanë filluar të ndihen. Ndërkohë një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 2397 persona. Është ulur ndjeshëm edhe numri i të shtruarve në 2 spitalet COVID ku po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa rastet aktive edhe pse kanë pësuar rënie, vijojnë të jenë të lartë, dhe janë përkatësisht 17 921 persona të prekur nga koronavirusi. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me covid 19, 131 238 persona.

Top News – Shabani, Avokat i Popullit. Merr detyrën, Erinda Ballanca ikën pas 8 vitesh
19/12 21:45
Top News – Dy aksidente, tre të plagosur. Fier e Lezhë, katër mjete përplasen në rrugë
19/12 20:00
Top Channel/ 23 vite “Fiks Fare”/ Investigime dhe transparencë, zëri që sfidon padrejtësitë
19/12 19:57
Top Channel/ Spak i komunikon mbylljen e hetimeve, Benet Beci zyrtarisht i pandehur
19/12 19:42
Top Channel/ 16 mijë faqe akuza Ballukut/ Shtyhet vendimin për imunitetin, USB merret nga deputetët
19/12 19:40
Top Channel/ Benzi përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor
19/12 18:41
Top News – ‘Do apo nuk do e majta’. Meloni: Ujdia me Shqipërinë do të funksionojë!
19/12 18:27
Top News – Benet Beci në SPAK. 2 orë për dosjen me akuzat për tenderin e KESH
19/12 18:14
Top News- Gati të rihapet TikTok, Rama e konfirmon për Politico, zbulon detaje
19/12 17:14
Top News- Kryen tre vjedhje brenda javës/ Arrestohen autorët, dalin pamjet e kamerave të sigurisë
19/12 17:12
Top Channel/ Pas dy orësh në Spak, Benet Beci del nga Prokuroria e Posaçme
19/12 17:11
Top News- Balluku, shtyhet mbledhja/ Debate në këshillin e mandateve, SPAK tregon provat
19/12 16:19
Top News- Kakavija e bllokuar për disa orë, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
19/12 16:12
Top News – Ceremonia e diplomimit në KPGJT. Investim në arsimin profesional e të ardhmen e të rinjve
19/12 15:38
Top News- “Syri magjik” monitorim çdo lëvizjeje, vrasësit nuk shpëtojnë, qytetet me kamera
19/12 15:37
Top Channel/ Sot mori detyrën në krye të SPAK, Klodian Braho e nis me Ballukun, mbron në Kuvend…
19/12 15:27
Top Channel/ Tritol në makinë/ Tiranë, po hetohen të gjitha lidhjet e pronarit të mjetit
19/12 15:22
Top Channel/ Rama: Do të hapim Tik Tok. Ndalimi nuk zgjat. Kemi bërë partneritet me platformën
19/12 15:13
Top Channel/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
19/12 15:12
Top News- Arrestohet ekstremisiti shqiptar i Bandës së Çekiçve, plagosi neonazistët në Budapest
19/12 13:36
DIGITALB DIGITALB