Më shumë se 7,500 qytetarë ukrainas jetojnë aktualisht në Serbi, por kohët e fundit ata ndihen të pasigurt, veçanërisht pasi shkronja "Z" , simboli I mbështetjes për luftën e rusisë në Ukrainë, është shfaqur kudo në Beograd. Për shembull, më 9 maj, himni kombëtar rus u këndua në Beograd ndërsa qindra serbë, duke përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, u mblodhën për të festuar Ditën e Fitores kundër nazizmit. Në një marshim, disa pjesëmarrës mbanin shenja me një shkronjë gjigante Z, ndërsa të tjerë mbanin foto të Presidentit Vladimir Putin.