Top News – Ukrainasit largohen masivisht nga Polonia, krijojnë probleme në sektorët e shërbimeve
26/08/2023 16:09

Ukrainasit janë larguar masivisht nga Polonia, me një pjesë që janë rikthyer në atdhe dhe të tjerë që kërkojnë një jetë më të mirë, në vende të tjera europiane. Në lidhje me këtë, autoritetet polake kanë paralajmëruar bizneset që kanë punësuar shtetas ukrainas në punë sezonale. Në një raport të fundit, ekspertja e tregut të punës Hanna Sudolska theksoi dinamikën në ndryshim të tregut evropian të punës. Meqenëse polakët preferojnë të shkojnë në Gjermani në kërkim të punës me pagesë më të lartë, punëtorët ukrainas në Poloni janë interesuar gjithashtu për këtë. Sudolska pohon se kohët e fundit, atraktiviteti i punës, veçanërisht i punës sezonale, është ulur për ukrainasit. Sipas saj, në vitin 2022, “problemet e personelit të hotelerisë dhe restoranteve u zgjidhën nga fluksi i grave refugjate nga Ukraina”. "Sot shohim se 70-80% e këtyre njerëzve nuk janë kthyer në punë. Me shumë mundësi janë kthyer në Ukrainë apo kanë shkuar në Gjermani apo diku tjetër për të punuar", thotë Sudolska. Për të plotësuar kërkesën për punë, pronarët e bizneseve këshillohen të krijojnë një mjedis që inkurajon qytetarët ukrainas të qëndrojnë në Poloni. Zyra e Sigurimeve Shoqërore e Polonisë theksoi nevojën për programe trajnimi të intensifikuara dhe përmirësimin e kushteve të punës, duke marrë parasysh modelet e zakonshme demografike.

Top News- 12 anije luftarake drejt Iranit, mes tyre më e madhja në botë, SHBA përgatit dhe F35-at
17/02 00:00
Top Channel/ Australia tërheq 34 shtetas nga Siria, ishin në një kamp me shqiptarët
16/02 23:19
Top Channel/ “Gjuetia” për gaz dhe naftë, Greqia dyfishon kërkimet në det
16/02 23:11
Top Channel/ Vrasja e aktivistit të djathtë trondit Francën, e vranë të majtët
16/02 23:10
Top News- Rrjeti i ri i sabotazhit: Kremlini angazhon ish-strukturat e Ëagner me mision në Europë
16/02 23:08
Top News- Terroristi kërkon të vrasë këngëtaren Taylor Swift, eksplozivë me porosi nga ISIS
16/02 23:06
Top Channel/ Shuhet këshilltari i “Kumbarit”, Lamtumirë ikonës Robert Duvall
16/02 22:39
Top News- Drama e familjeve në kampet e ISIS, duan të kthehen por nuk po riatdhesohen
16/02 22:19
Top Channel/ Anglia, gjobë nga emigrantët! Do u paguajë nga 6 mijë paund se u mori celularin
16/02 19:20
Top News – Irani ‘i tregon dhëmbët’ SHBA-së / Stërvitje ushtarake në ngushticën e Hormuzit
16/02 16:14
Top News – Rekord përmbytjesh, Franca në alarm / Stuhitë ndëshkojnë Spanjën me erëra vdekjeprurëse
16/02 16:13
Top Channel/ “Të tjerë gra e fëmijë në Siri”! Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për nipin
16/02 15:26
Top News – Ombrellë të përbashkët bërthamore / Gjermania e Franca në bisedime: Nuk zëvendësohet SHBA
16/02 15:08
Top News – SHBA e Hungaria, pakt bërthamor / Rubio takon Orban, mbështetje para zgjedhjeve
16/02 14:54
Top Channel/ Lista Epstein, akuza për përbaltje: “Përmban dhe emra të pafajshmish”!
16/02 14:50
Top Channel/ Dëbimet në Europë, si ICE në SHBA: Paralajmërimi nga mbi 70 organizata!
16/02 14:48
Top News – Nuk e vramë Navalnin me helm bretkose / Rusia hedh poshtë akuzat e Evropës: Gënjeshtra
16/02 14:46
Top News – Polonia do ndërtojë armë bërthamore: Qëndrimi ‘imperialist’ i Rusisë po na detyron
16/02 14:34
Top News – SHBA-Evropë, janë kaluar vijat e kuqe/ Trump tronditi lidhjet, nuk heq dorë nga Grenlanda
16/02 12:43
Top Channel/ Putin një javë i zhdukur, Zelensky: “Nuk i ka mbetur shumë kohë”!
16/02 12:09
DIGITALB DIGITALB