Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët u zunë nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë. "Këta janë dy ushtarë që, megjithëse të plagosur, mbijetuan dhe u dërguan në Kiev, ku po flasin me hetuesit e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës", deklaroi Zelensky.