Top News – Ukraina, ‘varreza’ e dronëve iranianë / Britania: E suksesshme në rrëzimin e tyre
25/10/2022 09:34

Përpjekjet ukrainase për të rrëzuar dronët e prodhimit iranianë, Shahed-136, po rezultojnë “gjithnjë e më të suksesshme”, ndërsa Rusia po vazhdon të përdorë këto lloje dronësh kundër shënjestrave në mbarë Ukrainën. Kështu tha Ministria britanike e Mbrojtjes në buletinin e saj të përditshëm mbi luftën në Ukrainë.