Top News/ Ukraina tenton ‘të çajë’ kufirin rus/ Pesë të plagosur nga sulmet e Kievit, panik në Kursk
06/08/2024 13:13

Nga sulmet e Ukrainës në territor rus janë plagosur pesë persona, përfshirë tre fëmijë, në rajonin e Kurskut, tha guvernatori i këtij rajoni të marftën. Guvernatori Alexei Smirnov tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse kanë rrëzuar të paktën 26 dronë që Ukraina lëshoi gjatë natës. Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar nga sulmet në rajonin e Kurskut, që gjendet në kufi me Ukrainën, tha Smirnov përmes një postimi në Telegram. Në një postim tjetër, Smirnov tha se edhe një ditë më herët Ukraina ka sulmuar me dronë këtë rajon, që gjendet në kufi me Ukrainë, ndërsa pretendoi se Rusia ka shkatërruar 41 dronë të Kievit. Si Moska, ashtu edhe Kievi, rrallë herë pranojnë përgjegjësinë për dëmin real të shkaktuar nga sulmet që kryejnë. Ukraina ende nuk ka bërë ndonjë koment për këtë sulm dhe Kievi thotë shpesh se sulmon shënjestrat e ushtrisë ruse dhe infrastrukturën e energjisë, për të penguar luftën. Ndërkohë, sipas guvernatorit të Kurskut, forcat ruse kanë penguar edhe një përpjekje të ukrainës për të carë kufirin. Alexei Smirnov tha se ushtarët dhe forcat kufitare të Shërbimit Federal të Sigurisë kishin zmbrapsur një sulm ukrainas në rajon. Kanali MASH Telegram, i cili ka kontakte me sigurimin shtetëror ruse, tha se rreth 100 luftëtarë ukrainas ishin përpjekur të hynin në Rusi në zonën Sudzha të rajonit të Kurskut.

Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58