Top News – Ukraina ta harrojë NATO-n! Trump ‘i pret shpresat’, Zelenski niset për Uashington
27/02/2025 12:30

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të nënshkruajnë një marrëveshje përmes së cilës u jepet Shteteve të Bashkuara qasje e konsiderueshme tek mineralet e rralla fitimprurëse të Ukrainës dhe kompensim Uashingtonit për armët e dërguara në Ukrainë për luftën ndaj agresionit të Rusisë. Zelenskyy do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë të premten për të nënshkruar paktin dhe për të diskutuar lidhur me luftën, tha Trump në mbledhjen e parë të kabinetit që kur mori mandatin. Marrëveshja "është shumë e favorshme për ne ", tha Trump, por objektivi kryesor është që t'i jepet fund luftës, që ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e disa qindra mijëra ushtarëve rusë dhe ukrainas, si edhe civilëve ukrainas. “Objektivi nr. 2 është të rimarrim shpenzimet”, tha Trump duke iu referuar më shumë se 100 miliardë dollarëve municione që Uashingtoni i ka dërguar Kievit. “Pa pajisjet tona, ajo luftë do të kishte përfunduar shumë shpejt”, me një kontroll të Rusisë mbi Ukrainën. Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe është zotuar se nuk do të kthejë asnjë pjesë të saj. Presidenti Trump tha se pret që të arrijë një marrëveshje me presidentin Zelenskyy dhe atë rus Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës. Trump filloi bisedimet me Putin për përfundimin e konfliktit, por diskutimet e para javën e kaluar midis diplomatëve të lartë amerikanë dhe rusë, Sekretarit të Shtetit të SHBA Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, nuk përfshinë zyrtarët ukrainas dhe evropianë. Trump tha se lufta do të marrë fund falë zgjedhjes së tij si president. Ai tha gjithashtu të mërkurën se Ukraina nuk duhet të presë të anëtarësohet në NATO, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Në Kiev, Zelenskyy tha në një konferencë shtypi se korniza për marrëveshjen për mineralet e rralla ishte e plotë, por se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën, që qeveria e Kievit e konsideron si jetike, nuk është zgjidhur ende.

Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33
Top News – Irani sulmon aeroplanmbajtësen amerikane, USS Abraham Lincoln në shënjestër
25/03 14:33
Top News- Nuk mjaftojnë raketat, vijnë stuhitë / Dubai në telashe, moti i keq shkakton kaos në rajon
25/03 13:30
Top News – Trump po i vë flakën botës, Evropa mban hirin…Spanja: Lufta në Iran më keq se Iraku
25/03 13:30
Top News – Na pret recesioni global! Nëse çmimi i naftës arrin 150 dollarë…lëshohet alarmi
25/03 13:28
Top News – Aleatët e Putinit ‘përqafohen’ / Lukashenko dhe Kim Jong un, takim në Korenë e Veriut
25/03 13:27
Top News – Turqia, mes Iranit dhe SHBA-së / Po përcjell mesazhet e Trumpit, konfirmon zyrtari
25/03 13:24
Top Channel/ Dronë nga Rusia, alarm në Estoni e Letoni: Goditet centrali elektrik!
25/03 12:10
Top Channel/ Nafta, “kristalizohen” dyshimet: “Insighter Trading”, po përfiton rrethi i Trump-it?!
25/03 11:49
Top Channel/ Muajin e ardhshëm, Europa “mbetet pa naftë”, kreu i Shell: Filloni racionimin!
25/03 11:28
Top Channel/ Irani “vë në lojë” Trump: Fuqi globale e vetëshpallur, po bëjne negociata me veten!
25/03 11:26
Top News – Ushtria iraniane tallet me Trumpin: “Po negocion me veten! Nuk ka bisedime me SHBA-në”
25/03 11:13
Top News – E rëndë në Itali, nxënësi plagos me thikë mësuesen në shkollë
25/03 11:10
Top News – Estonia sulmohet nga Rusia, NATO në alarm / Goditet centrali, droni rus çan kufirin
25/03 11:03
Top News – Plani me 15 pika për fundin e luftës / Trump ia dërgon Iranit, Teherani kundërpërgjigjet
25/03 11:02
DIGITALB DIGITALB