Top News – Ukraina sulmon bazën ruse në Krime/ Dronë nënujorë në Novorosisk, flota e Putin në rrezik
04/08/2023 11:33

Ushtria ruse ka thënë se i ka zmbrapsur sulmet me dronë në bazën më të madhe detare në Detin e Zi dhe në Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar ilegalisht nga Moska. Megjithatë, si pasojë e sulmeve, autoritetet kanë thënë se është ndaluar përkohësisht qarkullimi në një prej porteve më të mëdha komerciale të Rusisë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të premten se dy dronët detarë e kanë sulmuar gjatë natës bazën Novorosisk në Detin e Zi. “Anijet janë identifikuar dhe janë shkatërruar nga anijet ruse që e kanë ruajtur bazën”, ka thënë ministria ruse përmes një deklarate. Agjencia ruse e lajmeve RIA, e ka cituar guvernatorin e rajonit Krasnodar, Veniamin Kondratyev të ketë thënë se nuk ka raportime për viktima dhe dëme nga sulmi në Novorosisk. Mininistria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar t’i ketë rrëzuar edhe 13 dronë në Gadishullin e Krimesë, dhe nuk ka raportuar për viktima. Sulmet në dhe rreth Detit të Zi janë shtuar që kur Rusia ka refuzuar të vazhdojë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, që i ka mundësuar Ukrainës ta transportojë grurin përmes detit. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se në lindje të vendit janë duke u zhvilluar luftime “shumë mizore”. “Pushtuesit janë duke tentuar t’i ndalojnë djemtë tanë në çdo mënyrë, Sulmet janë shumë mizore”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se është “vështirë gjithandej”.

Top News- Evropa drejt luftës me SHBA? Nis ushtarë drejt Groenlandës për ta mbrojtur nga Trump
15/01 23:00
Top Channel/ Revolucion francez apo grusht shteti? Tre skenarët për Iranin
15/01 23:00
Top News- Avionët u ngritën por Trump anuloi sulmin ndaj Iranit në minutën e fundit, detajet
15/01 22:44
Top News- Dëbohet ish-ministri anti-shqiptar, konservatorët e largojnë nga radhët e tyre
15/01 22:44
Top Channel/ Armatoset Greqia, mbërriti anija luftarake “Belhara”
15/01 22:34
Top Channel/ Starmer dëbon ish-ministrin anti-shqiptar! Do t’i bashkohet Nigel Farage
15/01 19:59
Top Channel/ Trump kërkon marrjen e Groelandës, CNN publikon sondazhin: 75% e amerikanëve kundër
15/01 19:39
Top Channel/ Vizat e SHBA, shqiptarët që preken! Çfarë pasojash ka “bllokada” amerikane
15/01 19:37
Top Channel/ Trump akuzon Ukrainën për bllokim të paqes me Rusinë: Putin është gati për marrëveshje
15/01 19:35
Top Channel/ Trupat e 32 kubanëve të vrarë në Venezuelë, priten me ceremoni ushtarake në Havana
15/01 18:40
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Iran, Teherani mbylli për disa orë hapësirën ajrore
15/01 18:38
Top Channel/ Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, bën ulje emergjente në Barcelonë
15/01 18:37
Top Channel/ Akuzohet si spiun, Shërbimi Federal dëbon diplomatin britanik nga Rusia
15/01 18:36
Top News- Zelensky dekoron Spiropalin në Kiev me Urdhrin e Lartë Shtetëror, falenderon shqiptarët
15/01 18:05
Top News – Spanja godet ‘Kartelin Ballkanik’. Sekuestrohen 2.5 tonë kokainë, 30 të arrestuar
15/01 16:54
Top News – 200 mijë satelitë në hapësirë / Frikëson Kina, po ndërton një ‘mega-konstelacion’
15/01 16:40
Top Channel/ “Bllokada” e SHBA: Punë pa kufizime, aplikim nënshtetësie:Çfarë janë vizat e emigrimit!
15/01 15:18
Top News – Trump po i bën presion Meksikës / NYT: Të lejojë trupat amerikane të luftojnë kartelet
15/01 14:47
Top News – ‘Bombë në bordin’ e Turkish Airlines / Panik në pistë, F-16 e shoqëruan mbi Mesdhe
15/01 14:44
Top News – SHBA sulmon Iranin 24 orët e ardhshme / Burime evropiane konfirmojnë, SHBA ‘zbraz’ bazat
15/01 13:57
DIGITALB DIGITALB