Top News-Ukraina resht së ekzistuari këtë vit / Ndihmësi i Putinit paralajmëron: Humbet sovranitetin
15/01/2025 12:33

Ndihmësi i presidentit rus Vladimir Putin, Nikolai Patrushev, paralajmëroi se Ukraina mund të "pushojë së ekzistuari" në vitin 2025. Patrushev, i cili ka shërbyer më parë si sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i bëri komentet për gazetat pro-Kremlinit, ndërsa fliste për mandatin e dytë të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump. Ndërsa presidenti Joe Biden ka qenë një aleat i madh i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në luftën e tij kundër pushtimit të plotë të Putinit që filloi gati tre vjet më parë, është e paqartë se si Trump planifikon të trajtojë luftën Rusi-Ukrainë pasi të inaugurohet në 20 janar. Megjithatë, Trump ka thënë se nëse do të ishte në tryezën e bisedimeve me Putinin dhe Zelenskin, lufta do të përfundonte “brenda 24 orëve”. Patrushev pranoi ndërkohë në intervistë se "një pjesë e madhe e botës ende shikon nga Amerika" por shtoi se "vetë elita amerikane është e ndarë". Pasi deklaroi se politikat e Trumpit ndaj kombeve të tjera mbeten "të paqarta", Patrushev nuk u kursye me kritikat ndaj administratës së Biden. Kur iu përgjigj një pyetjeje rreth lëshimeve të mundshme territoriale gjatë negociatave të paqes nën Trump, Patrushev bëri parashikimin e tij që Ukraina mund të mos jetë më një shtet sovran deri në fund të vitit. Ai fillimisht theksoi se rusët ndiejnë një lidhje "vëllazërore" me ukrainasit për shkak të "lidhjeve shekullore mes tyre" përpara se të thoshte se "shtrëngimi i dhunshëm në ideologjinë neo-naziste dhe rusofobia e shfrenuar" duhet të fajësohen për shkatërrimin e qyteteve në Ukrainë. "Është e mundur që këtë vit Ukraina të pushojë së ekzistuari fare," tha Patrushev që më herët, ka bërë parashikime të ngjashme edhe për moldavinë.

Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46