Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pretenduar fitore në fushëbetejë në frontin lindor kundër forcave ushtarake ruse, teksa të dyja palët synojë të jenë në përparësi, para takimit të planifikuar të Zelenskyt me presidentin amerikan, Donald Trump, më 18 gusht, në Shtëpinë e Bardhë. Takimi do të mbahet pasi Trump ka hequr dorë nga kërkesa e tij për armëpushim në luftë dhe ka thënë se palët duhet të negociojnë drejt një marrëveshjeje të plotë për paqe. Ky qëndrim nuk është në linjë me dëshirën e Kievit dhe aleatëve evropianë për një ndalje të shpejtë të luftimeve. Ushtria ukrainase ka thënë më 16 gusht se i ka shtyrë forcat ruse rreth 2 kilometra përtej vijës së frontit, afër qytetit verilindor Sumi. Forcat ruse kanë kryer ofensivë së fundmi në këtë rajon, teksa tentojnë të zaptojnë më shumë territor në luftën kundër ushtrisë ukrainase që po përballet me mungesë armësh.