Pesë metra nën një klasë në Kiev, drejtori i shkollës, Mykhailo Aliokhin, i jep prekjet e fundit bunkerit ku nxënësit e tij do të qëndrojnë për pjesën më të madhe të kohës kur viti i ri shkollor të nisë në Ukrainë, më vonë këtë javë. Salla e studimit, sipër, është ende e mbushur me canta shkolle, të braktisura atje që nga 23 shkurti, dita e fundit para se rusia të pushtonte vendin dhe zilet e shkollës të heshtnin, duke u zëvendësuar nga sirenat e alarmit për sulme.