Top News – Ukraina nuk jep asnjë pëllëmbë tokë! Zelenski: Jemi gati për bisedime paqeje, por…
28/10/2025 13:34

Ukraina është gati për bisedime paqeje, por nuk do të tërheqë trupat e saj nga territoret e veta, siç ka kërkuar Moska, tha Presidenti Volodymyr Zelenski. Në disa komentet për gazetarët të martën, ai tha se ishte i lumtur që bisedimet të zhvilloheshin kudo, përveçse në Rusi ose në territorin e aleatit të saj të ngushtë Bjellorusi. Planet për një samit në Budapest këtë muaj mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin u pezulluan pasi Moska i qëndroi kërkesave të saj, duke përfshirë lëshimin e më shumë territori nga ana e ukrainës si kusht për një armëpushim. Trump ka mbështetur thirrjen e Ukrainës për një armëpushim të menjëhershëm në linjat aktuale. "Është absolutisht e qartë se ne po i afrohemi diplomacisë vetëm nga pozicioni ku ndodhemi aktualisht. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap prapa dhe të lëmë një pjesë të shtetit tonë ose një tjetër," tha Zelenskiy. Ai shtoi se ishte i lumtur të merrte pjesë në bisedime, përfshirë ato në Hungari, pavarësisht rezervave në lidhje me disa nga qëndrimet e Kryeministrit të saj Viktor Orban, i cili, bllokon gjithçka për Ukrainën. Zelenski gjithashtu u kërkoi ligjvënësve amerikanë të miratojnë kufizime më të ashpra ndaj Rusisë pasi Trump vendosi sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Moskë. Ukrainës do t'i duhej ndërkohë një financim i qëndrueshëm nga aleatët e saj evropianë për dy ose tre vjet të tjerë, tha Zelenski.

Top News – SHBA ‘blindon’ Lindjen e Mesme. Vendos mbi 150 avionë luftarakë në rajon
24/02 22:33
Top News – Bomba bërthamore në Ukrainë / Rusia akuzon Francën dhe Britaninë: Duan t’ia japin
24/02 17:20
Top Channel/ Vrasja e “El Mencho” në Meksikë dhe lista e re e trafikantëve më të kërkuar të drogës
24/02 15:44
Top Channel/ Përvjetori i luftës në Ukrainë, Rutte: “Ka nevojë për më shumë ndihma”!
24/02 15:29
Top Channel/ Krimi në SHBA në nivelin më të ulët historik? BBC verifikon Trumpin!
24/02 15:24
Top Channel/ Ekstradime nga Anglia/ Dy shqiptarë pranojnë kthimin për t’u përballur me drejtësinë
24/02 15:21
Top News – Trump ‘po lajthit’ me moshën…Shumica e amerikanëve të shqetësuar, sondazh i Reuters
24/02 15:15
Top News – Evakuohet në një vend të sigurt / Frikë për kryeministrin australian, kërcënim i panjohur
24/02 15:11
Top News – ‘El Menchon’ e ‘tradhëtoi’ e dashura / Takimi romantik çoi në vrasjen e bosit të drogës
24/02 15:06
Top News – Franca ‘bllokon’ krushkun e Trumpit / Ambasadori amerikan nuk ka akses në qeveri
24/02 14:45
Top News – Sulmon Iranin nga baza në Portugali/Avionët ulen e ngrihen, SHBA intensifikon aktivitetin
24/02 14:05
Top News – Brenda bunkerit të Zelenskit / Nga atje ai udhëhoqi përgjigjen ndaj pushtimit rus
24/02 14:00
Top News – Dronët, ‘mbretërit’ e fushës së betejës /‘Lanë pa punë’ tanket në 4 vite luftë në Ukrainë
24/02 13:00
Top News – Ukraina, 4 vite në këmbë / Zelenski: Putin ka dështuar, ne mbrojtëm pavarësinë
24/02 12:59
Top News – Rrëzohet helikopteri i ushtrisë / Bie mbi tregun e frutave, katër viktima në Iran
24/02 12:11
Top Channel/ Lufta në vitin e pestë, Ursula von der Leyen në Kiev: “Ne nuk do të tërhiqemi”!
24/02 12:06
Top Channel/ “Apokalips” bore në SHBA, anullohen mbi 5.700 fluturime: “Varroset” bregu lindor!
24/02 11:52
Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
DIGITALB DIGITALB