Top News/ Ukraina nuk copëtohet! Zelenski prezanton ‘Planin e fitores’, kërkohet anëtarësim në NATO
16/10/2024 14:55

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, prezantoi një plan, që ai beson se do të ndryshonte drejtimin e luftës në favor të Kievit, dhe do të mund t’i jepte fund konfliktit me Rusinë, jo më larg se vitin e ardhshëm. Në një fjalim të mbajtur para Parlamentit ukrainas, të mërkurën, Zelenski bëri thirrje që “partnerët t'i heqin kufizimet për përdorim të armëve me rreze të gjatë veprimi në gjithë territorin ukrainas të pushtuar nga Rusia, në territorin rus dhe në infrastrukturën ushtarake të armikut”, dhe të ofrohet ndihmë në “furnizimin e brigadave rezervë”. Në “Planin e fitores” të përbërë prej pesë pikave, ai ka hedhur poshtë mundësinë e copëtimit të territorit ukrainas, dhe ka bërë thirrje që Kievi të ftohet për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s, dhe që ai të pajisjet me një paketë strategjike parandaluese jobërthamore. Lideri ukrainas tha se do të prezantojë hollësitë e planit të enjten në një samit të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në Bruksel. Ai pohoi se planin e ka diskutuar me liderë të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë dhe Gjermanisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha ndërkohë se Ukraina duhet të “kthjellohet”, dhe e akuzoi Zelenskin se vetëm ka “kamufluar” një plan amerikan. Moska kundërshton hapur anëtarësimin e Ukrainës në NATO, dhe një mundësi të tillë e përdor si pretekst për luftën në Ukrainë. Kievi priste të merrte një përgjigje për planin, në një takim që do të mbahej në bazën Ramstein në Gjermani, javën e kaluar, por takimi u shty për shkak se presidenti amerikan, Joe Biden kishte anuluar udhëtimin. Zelensky tha se pret përgjigje për planin para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara meqë një fitore e kandidatit republikan, Donald Trump mund të zbehë përkrahjen e Uashingtonit.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02