Ukraina ka ndërtuar një linjë të pabesueshme mbrojtjeje kundër forcave të Putinit, me gjithsej 42,000 të ashtuquajtur “dhëmbë dragoi” prej betoni, që janë vendosur përgjatë llogoreve. Ushtria e Zelenskit po përgatitet të përballet me një ofensivë të re ruse muajt e ardhshëm, dhe ky mur i vdekjes gati 1 mijë km i gjatë, ka si qëllim të pengojë tanket. Krahas tij janë ndërtuar edhe bunkerë nëntokësorë dhe llogore të fortifikuara. Në vijën e frontit ka llogore të sapo-gërmuara, kurthe prej betoni, qëndra komandimi nëntokësore etj. I