Pas disa muajsh vonese, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë ndihmën ushtarake me dhjetëra miliardë dollar për Ukrainën dhe Izraelin. Të dyja paketat janë kundërshtuar në Kongres nga ana e Republikanëve por një votim I zhvilluar të enjten tregoi se me shumë mundësi ndihma do të miratohet. Votimi për Ukrainë do të vëzhgohet nga afër nga ana e Kievit, i cili ka kërkuar mbështetje urgjente pasi në të kundërt Rusia do të fitojë në fushën e betejës.