Raketat ruse dhe raketat lundruese shpesh përbëhen edhe nga pjesë të Gjermanisë dhe vendeve tjera perëndimore, pavarësisht vendosjes së sanksioneve, ka thënë Vladyslav Vlasiuk, komisionar për sanksione në zyrën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Çdo ditë në vendin tonë, njerëzit vriten nga predhat”, ka thënë Vlasiuk për të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.