Ukraina tha se një reaktor në centralin e saj bërthamor të Zaporizhias është mbyllur për shkak të bombardimeve ruse vetëm pak para se një ekip i ekspertëve bërthamor të Kombeve të Bashkuara pritej në impiant. Moska ndërkohë tha se kishte zbrapsur një përpjekje të Ukrainës për të marrë kontrollin e centralit. Të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën se po sabotojnë vizitën e ekspertëve të agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore në centralin e Zaporizhias, në ukrainën qendrore, që kontrollohet nga forcat ruse por operohet nga staf ukrainas.