Top News/ Ukraina hakmerret! Furi dronësh mbi Rusi / Mbyllen aeroportet, katër viktima në Belgorod
09/07/2024 12:35

Rusia tha se ka rrëzuar dhjetëra dronë ukrainas, të lëshuar gjatë natës së shkuar në drejtim të territorit të saj. Sulmet e raportuara ndodhën pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se do të hakmerret për sulmet masive të një dite më parë në Ukrainë, të cilat lanë afro 40 persona të vrarë. Kievi nuk i komentoi ende pretendimet ruse. Ministria e Mbrojtjes e Russë tha të martën se 38 dronë në pesë rajone janë rrëzuar, përfshirë: 21 në Rostov, shtatë në Kursk, pesë në Astrakhan, tre në Belgorod dhe dy në Voronezh. Mediat lokale raportuan se aeroportet në rajonet jugore të Astrakhanit dhe Volgogradit i kanë kufizuar fluturimet pas sulmeve me dronë. Sipas guvernatorit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, granatimet ukrainase në rajon lanë të vrarë katër persona dhe të plagour 20. Ai shtoi se sulmi shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtoi 60 shtëpi dhe 160 apartamente. Në Volgograd, një depo nafte dhe një nënstacion elektrik u përfshinë nga flakët si pasojë e rënies së mbetjeve nga dronët, tha guvernatori rajonal, Andrei Bocharov. Një ditë më herët, autoritetet në Ukrainë thanë se sulmet ruse me raketa shënjestruan disa qytete në këtë vend, duke vrarë 37 persona, prej tyre 21 në Kiev. Shënjestër e sulmeve ishte edhe një spital për fëmijë, ku mbetën të vrarë dy punonjës. Perëndimi i dënoi sulmet ruse, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë gjatë ditës për to.

Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43