Ukraina ka shënjestruar infrastrukturën kritike ruse në jug-perëndim të Rusisë. Autoritetet vendore të Moskës kanë konfirmuar se një sërë sulmesh me dronë dhe raketa kanë goditur depo të mëdha karburantesh. Depot janë përdorur si pikë-stacion për shpërndarjen e karburantit për makinerinë e luftës, që Putin ka ndezur prej më shumë se dy vitesh në Ukrainë.