Top News/ Ukraina e Rusia hapa drejt një armëpushimi të pjesshëm, dimri “ftohë gjakrat”
31/10/2024 08:00

Teksa dimir po afron, Ukraina dhe Rusia po diskutojnë për të ndaluar sulmet mbi objektet energjitike. Diskutime që nëse arrihen do të çonin drejt një de-përshkallëzimi në përplasjen e aramtosur mes dy vendeve. Financial Times raporton se Kievi po kërkon të rifillojë negociatat e ndërmjetësuara nga Katari, të cilat ishin drejt finalizimi në fund të miuajit gusht para se Ukraina të ndërmerte ofensivën në raknin e Kursk. Bombardimet ruse shkesh kanë pasur shenjestër infrastrukturën e Ukrainës, duke përgjysmuar kapacitetin e prodhimi të energjisë elektrike në këtë shtet. Sipas Kievit zyrtar, Rusia ka shkatërruar pothuajse të gjitha termocentralet në Ukrainë. Madje Moska përmes po rrit presionin ndaj Ukrainës duke e kanosur se do ta lë të përballet me të ftohtin gjatë dimrit. Por ofensivës Kievi iu kundërpërgjigj duke bombarduar objektet e përpunimit të naftës.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA