Kievi thaa të mërkurën se forcat e tij kanë çliruar qytezën Urozhaine, në rajonin industrial të Donjecut, duke vazhduar përpjekjet për të larguar forcat ruse nga jugu i Ukrainës. “Urozhaine u çlirua. Mbrojtësit tanë janë vendosur në periferi. Ofensiva vazhdon”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar, në një komunikatë në rrjetet sociale. Kievi e nisi kundërofensivën e shumëpritur në qershor, por po përballet me beteja të forta pasi është ndeshur me vështirësi në përpjekjen për të thyer pozicionet e fortifikuara ruse.