Ukraina gjendet një hap më pranë BE, pasi Parlamenti Europian vendosi t'i miratojë dhënien e statusit të kandidatit, për vendin e shkatërruar nga lufta. Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin në të cilin kërkon t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE, Ukrainës dhe Moldavisë. Vendimi vjen katër muaj pasi Presidenti Volodymyr Zelenskiy dorëzoi zyratrisht kërkesën e vendit të tij për t'u bashkuar me bllokun në ditët e para të pushtimit rus.