Sulmet me raketat e ndaluara të Rusisë mbi Ukrainën, me raketën 9M729, një raketë tip “kruiz” që mban ngarkesë bërthamore, janë dënuar edhe nga Kievi zyrtar. Qëndrimi vjen nga Ministria e Jashtme ukrainase e cila thekson se sulmet nga forcat ruse shënjestruan nënstacionet që janë jetësore për furnizimin me energji elektrike të objekteve bërthamore të vendit.