Forcat ruse zbrapsën një ekip sabotazhi dhe zbulimi ukrainas që tentoi të cante kufirin në rajonin perëndimor të Brianskut, rreth 240 km larg nga vendi i inkursionit të Ukrainës në rajonin fqinj Kursk, tha një zyrtar rus. Rusia tha të mërkurën se forcat e saj kishin avancuar në Ukrainën lindore dhe kishin filluar të zmbrapsnin forcat ukrainase në rajonin e Kurskut, megjithëse një komandant i lartë paralajmëroi se forcat e Kievit po rigrupoheshin për një tjetër sulm të mundshëm.