Ukraina ka goditur një uzinë kimike ruse me raketa Storm Shadoë, tha ushtria e saj të martën, duke iu referuar armës me rreze të gjatë veprimi të prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar. Duke e quajtur sulmin "një goditje të suksesshme" që çau sistemin rus të mbrojtjes ajrore, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se ai ende po vlerësonte rezultatin e sulmit "masiv".