Ishte një sulm me një mprehtësi të habitshme, i pashembullt, masiv dhe që kishte 18 muaj që po përgatitej. Më 1 qershor, më shumë se 100 dronë ukrainas goditën bazat ajrore thellë brenda Rusisë, duke shënjestruar bombarduesit me rreze të gjatë veprimi me kapacitet bërthamor. Shkalla e operacionit të quajtur "Rrjeta e Merimangës" u bë e qartë pothuajse menjëherë pas fillimit të tij, me shpërthime të raportuara në disa zona kohore në të gjithë Rusinë, deri në veri, në Murmansk, mbi Rrethin Arktik e deri në lindje në rajonin Amur, mbi 8,000 km larg nga Ukraina.