Reshjet e shiut të mbrëmjes së të martës dhe natës mes të martës dhe të mërkurës kanë zgjeruar gjeografinë e përmbytjeve në vend. Pas Durrësit, situata është problematike edhe në Gjirokastër, Vlorë, Lezhë dhe Shkodër, ku uji ka përmbytur dhjetëra biznese e banesa, si dhe ka vështirësuar dhe bllokuar qarkullimin rrugor në disa zona, përfshirë këtu edhe aksin nacional, Gjirokastër-Kakavijë. Përroi i Ficos në Gjirokastër ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të qytetit. Ujërat e rrëmbyeshëm kanë vërshuar në rrugë, duke marrë përpara automjete dhe duke përmbytur banesa e biznese.