“Ujë i pijshëm për kryeqytetit”. Ka qenë kjo kryefjala e fushatave elektorale të çdo kandidati e mw pas tw ccdo kryetari që ka marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, e megjithatë furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm, vijon të jetë një betejë e pafituar e Tiranës. 9 maji i vitit 2020, u konsiderua nga kryebashkiaku Erion Veliaj si një ditë historike për Ujësjellësin e Tiranës, pasi sipas tij u finalizua ndërtimi i linjës së re të transmetimit, që përmirësonte kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth, si dhe shtonte kapacitetet e impiantit të filtrimit.