Top News – ‘Uji fle, opozita nuk fle’. Berisha thirrje partisë për mobilizim të përditshëm
13/04/2026 17:35

Ndërkohë që prej dy javësh Partia Socialiste ka nisur angazhimin në terren me turin ‘Punët e Shqipërisë’, kryedemokrati Sali Berisha mblodhi këtë të hënë Kolegjin e Kolegjin e Kryetarëve dhe koordinatorët e qarqeve, ku bëri thirrje për mobilizim të përditshëm të opozitës. Në fjalën e tij ai ngriti shqetësime për situatën politike në vend duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama.