Kroçerat të cilat udhëtrojnë përgjatë bregdetit shqiptar duket se shkelin haptazi ligjin duke ndotur ambientin dhe derdhur pa kriter ujërat e zeza të pasagjerëve në det. Në mes të sezonit turistik, prej ditësh në zonën e jugut të Shqipërisë, pushuesit kanë shprehur shqetësimin e infeksioneve që mund të marrin në plazh për shkak të ndotjes së ujit nga mbetjet e kroçerave. Situata alarmante shfaqet në zonën e Palasës, ku deti vijon të ndotet herë pas herë nga ujërat e zeza të derdhura nga kroçerat apo anijet turistike që lundrojnë në zonë dhe kjo sipas banorëve të zonës e bën të pamundur qëndrimin e pushuesve në plazh.