Marrëveshja e nënshkruar nga Edi Rama dhe Georgia Meloni për ngritjen e dy qendrave të emigrantëve në Shqipëri nuk shkel ligjet e Bashkimit Europian. Deklarata është bërë nga Komisionerja për Migracionin e Bashkimit Europian, Ylva Johansson. Ylva Johansson – Gjykimi paraprak i shërbimeve tona juridike vlerësojnë se marrëveshja nuk shkel ligjet e Bashkimit Europian. Ajo është jashtë ligjeve tona. Marrëveshja e njoftuar javën e kaluar dhe që ka tërhequr kritika parashikon që Italia të strehojë në dy qëndra në Shqipëri deri në 3 mijë emigrantë njëkohësisht.