Dy ish komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë dakordësuar formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor mes dy partive që ata kryesojnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA. Të dyja partitë dakordësojnë që të krijojnë frontin e përbashkët për shtetin e Kosovës dhe mbeten të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, thuhet dokumentin e marrëveshjes së përbashkët.