Top Channel ka siguruar videon e hyrjes në Shqipëri të çiftit palestinez, Fadi Aluan dhe Rajan Aluan. Videoja e siguruar nga kamerat e sigurisë së aeroportit të rinasit, tregon 24 vjeçaren Rajan dhe partnerin e saj 49 vjeçar, Fadi duke dalë nga terminali pasi kanë përmbyllur procedurat e kontrolleve të hyrjes në vendin tonë.