Top News/ Udhëheqësi suprem i Iranit fshihet/ Çohet në vend të sigurt pas ekzekutimit të Nasrallahut
29/09/2024 12:24

Udhëheqësi suprem i iranit Ayatollahu Ali Khamenei është dërguar në një vend të sigurt brenda Iranit në kuadër të masave të shtuara të sigurisë, thanë disa burime për Reuters, një ditë pasi Izraeli vrau kreun e grupit libanez Hezbollah të mbështetur nga Irani në një sulm në Bejrut. Lëvizja për të mbrojtur vendimmarrësin kryesor të Iranit është shfaqja e fundit e nervozizmit nga autoritetet iraniane pasi Izraeli nisi një seri sulmesh shkatërruese ndaj Hezbollahut, aleatit më të ngushtë dhe më të armatosur të Iranit në rajon. Reuters raportoi këtë muaj se Korpusi elitar i Gardës Revolucionare të Iranit, rojet ideologjike të Republikës Islamike, kishte urdhëruar të gjithë anëtarët të ndalonin përdorimin e çdo lloj pajisjeje komunikimi pasi mijëra pagera dhe radio të përdorura nga Hezbollahu shpërthyen. Libani dhe Hezbollahu thonë se Izraeli qëndronte pas sulmeve në pagera dhe pajisjet radio. Izraeli as e mohoi dhe as nuk e konfirmoi përfshirjen. Dy zyrtarët rajonalë të informuar nga Teherani dhe të cilët i thanë Reuters se Khamenei ishte zhvendosur në një vend të sigurt, thanë gjithashtu se Irani ishte në kontakt me Hezbollahun dhe grupe të tjera përfaqësuese rajonale për të përcaktuar hapin tjetër pas vrasjes së tij. Burimet nuk pranuan të identifikoheshin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Përveç vrasjes së Nasrallahut, sulmet e së premtes nga Izraeli në Bejrut vranë edhe zëvendëskomandantin e Gardës Revolucionare Abbas Nilforoushan, raportuan mediat iraniane të shtunën. Komandantë të tjerë të Gardës Revolucionare janë vrarë gjithashtu që nga shpërthimi i Luftës së Gazës vitin e kaluar. Khamenei lëshoi një deklaratë të shtunën vonë, pas njoftimit të Izraelit se Nasrallahu ishte vrarë, duke thënë: "Fati i këtij rajoni do të përcaktohet nga forcat e rezistencës, me Hezbollahun në krye. Do të merret hak për gjakun e martirit", tha ai në një deklaratë të veçantë në të cilën shpalli edhe pesë ditë zie për të shënuar vdekjen e Nasrallahut.

Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48