Veteranë e qytetarë u mblodhën në sheshin kryesor të Prishtinës me flamujt e Kosovës, SHBA-ve dhe atë kombëtar në duar, pasi Qeveria e Kosovës nuk plotësoi kërkesën e tyre për t’i përfshirë veteranët e luftës në Ligjin e pagës minimale, si dhe për përmendjen e tyre në bisedën e Mimoza Kusarit me nënkryetarin e Listës Srpska, Sllavko Simiç.