Një vit pasi protestuan kundër Projektligjit për pagën minimale, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar sërish masa, pasi deputetët e qeverisë miratuan këtë draft të enjten. Ligji nuk u garanton rritjen e pensionin me vlerën e pagës minimale veteranëve të luftës. Në këto kushte., Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protestë të shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.