Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë të enjten se me betimin e kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës, është zyrtarizuar pushtimi i katër komunave. “Populli serb, më shumë se pushtimin e Kurtit, do ta mbajë mend mënyrën e turpshme sesi demokracitë e rreme e kanë dhënë dritën e gjelbër për diçka të tillë”, deklaroi ai te enjten.