Kërkimi për Maddie McCann, vajzën angleze që u zhduk 18 vjet më parë, ka rifilluar në Portugali. Hetuesit portugezë kanë rifilluar hetimet pranë vendit nga ku vajza u zhduk në vitin 2007, në Praia da Liza, në Portugalinë jugore, tha një zëdhënës i policisë për AFP. Kërkimi, që rifilloi të martën dhe pritet të zgjasë deri të premten, u krye në bazë të një urdhri të lëshuar nga autoritetet gjermane, të cilat dyshojnë se një shtetas gjerman, Christian Brückner, ka vrarë Maddie-n.