Vetëm një prej 6 personave të akuzuar për shtëpinë e barit të zbuluar në Kashar, do të qëndrojë në qeli. Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të hënë masën e sigurisë arrest në burg për Ylli Sulajn, I cili mori përsipër edhe fajin. Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për katër prej të arrestuarve gjatë operacionit të zhvilluar në Kashar.