Gjashtë policë janë arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e të premtes në Zllatar të Prishtinës, ku një polic u vra aksidentalisht. Zyrtarët njoftojnë se një polic është arrestuar si i dyshuar për vrasjen dhe pesë të tjerë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Po ashtu, nëntë policë janë pezulluar nga detyra në lidhje me këtë rast.