Kreu i SPAK, Altin Dumani ka arsyetuar pse Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk e ka marrë padinë e qytetarit Pal Trashajt, 63-vjeçarit i cili piu fostoksinë para SPAK ku kishte shkuar për të gjetur drejtësi për mashtrimin me mikrokreditë. Sipas tij, SPAK nuk mund të hetojë çështje personale të qytetarëve, pasi ligji nuk i lejon.