Policia e Moldavisë ka njoftuar se ka kryer rreth 50 bastisje dhe se ka gjetur prova se një grup i organizuar, i trajnuar më parë në një kamp në Serbi, po planifikonte të shkaktonte trazira në Moldavi. Policia moldave shtoi se janë sekuestruar karta bankare, mbi 20 pasaporta biometrike me vula për kalimin e kufirit me Serbinë, stacione radioje, dylbi, plumba të kalibrave të ndryshëm.