Top News – U thotë ndihmësve se nuk do mbijetojë! Papa, luftë me pneumoninë, ‘përgatit trashëgiminë’
19/02/2025 13:40

Papa Francesku ka paralajmëruar ndihmësit e tij se mund të mos i mbijetojë sëmundjes me të cilën po lufton në spital dhe po përgatit trashëgiminë e tij, sipas raporteve. Dy njerëz të afërt me Papën pretenduan se Françesku, 88 vjeç, u tha atyre se "mund të mos ia dalë kësaj here", sipas një raporti nga Politico. Papa Françesku u dërgua me urgjencë në spital të premten e kaluar, ku tani është diagnostikuar me pneumoni në të dy mushkëritë. Pavarësisht se Vatikani tha më herët se gjendja e Papës ishte e qëndrueshme, raportet e reja sugjerojnë se ai ka frikë se do të vdesë për shkak të gjendjes së tij dhe po nxiton të përfundojë gjithcka për ti lënë rrugë të lirë pasuesit të tij. Dy ndihmës kanë thënë se Papa po zbaton plotësisht "urdhrat e mjekëve". Thuhet gjithashtu se ai është i shqetësuar pasi u ndalua të mbajë predikimin e tij të rregullt të mëngjesit, Angelus, që ai rrallë herë e ka humbur, madje edhe kur është shtruar në spital. Papa Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt, pas një jave vuajtjeje nga bronkiti. Thuhet se ai hezitonte të shtrohej, por pranoi pasi mjekët këmbëngulën se shtrimi ishte i domosdoshëm. Më pas, Vatikani tha se do të duhej një qëndrim më i gjatë në spital i atit të shenjtë, pasi kishte një panoramë klinike komplekse që përfshinte një "infeksion polimikrobial të traktit respirator". Ata gjithashtu ofruan shpresë për katolikët në mbarë botën duke thënë se gjendja e Papës ishte "e qëndrueshme". Por të gjitha angazhimet e Papës janë anuluar dhe duket se ai nuk është optimist pasi u konfirmua pneumonia e dyfishtë në mushkëri. Papës i është hequr një pjesë e mushkërisë vite më parë, që do të thotë se ai është veçanërisht i prekshëm ndaj sëmundjeve pulmonare.

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB