Kenan Yildiz në fundjavë bëri debutimin e tij në Kampionatin italian me Juventusin, por në një moment të caktuar ai mori një kritikë të vecantë nga trajneri massimiliano Allegri me trajnerin italian që e urdhëroi atë të shkurtojë flokët. U tha, u bë... pasi futbollisti iu bind menjëherë teknikut toskan teksa shkoi menjëherë të shkurtonte flokët ‘Ai duhet të presë flokët sepse i preku qindra herë. Përvec kësaj, është një futbollist me shumë cilësi-ishte komenti i allegrit në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur u pyet për performancën e 18 vjecarit.