Ngjarja e rëndë që tronditi televizionin kombëtar Top Channel pas mesnate solli edhe reagimin e institucioneve. Prezenca e OSBE shprehet se një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. OSBE bën me dije se u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë.