Një banor i fshatit Xibër, ku ndodhi ngjarja tragjike ku 65-vjeçari Selim Velsula u vra me thikë nga kushëriri i tij, 32-vjeçari Hazbi Velsula, ka deklaruar për mediat se nuk ka pasur ndonjë konflikt mes familjeve. “U shokuam kur e morëm vesh rastin. Iu shpreh ngushëllimet familjes. Nuk dimë që ka pasur ngatërresa mes familjeve, mendoj se mund të ketë qenë diçka e çastit.’