Partia Demokratike denoncoi publikisht vjedhjen që sipas tyre është bërë me energjinë elektrike. Anëtari i kryesisë i kësaj force politike, Eno Bozdo u shpreh se rezervat energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës u zbrazën dhe Shqipëria bleu energji me një çmim shumë më të lartë sesa energjia që shiti. Shitën të gjithë energjinë me 10 lek, dhe u detyrua ta blejmë po atë sasi energjie me 30 lekë brenda harkur kohor të tre muajve. Në vetëm tre muaj, shqiptarët u varfëruan 3 herë dhe sigurisht dikush tjetër u pasurua 3 herë. Por nuk mbaron me kaq. Për të përballuar dëmin e kësaj hajdutërie, qeveria i dha KESH-it 360 milionë euro nga paratë tona.