Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën duke rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale të Porto Sant'Elpidio, në provincën e Fermos. Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte rreth orës 9. Viktima është identifikuar si Franco Mazelli, ndërsa familja e tij me origjinë shqiptare banon në Fermano. Sipas të dhënave paraprake, një pjesë e çatisë ishte shembur dhe si pasojë i riu u rrëzua dhe ra nga 10 metra lartësi.