Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, të dyshuar për rrëmbimin dhe dhunimin e një shtetasi nga Kosova, me qëllim përfitimin e një shume prej 70 mijë eurosh. Dyshohet se 39-vjeçari nga Mitrovica është mbajtur peng që prej datës 28 nëntor të këtij viti në një apartament në qytetin e Vlorës. Pas denoncimit nga motra e 39-vjeçarit, e cila jeton në Suedi, autoritetet arritën të lokalizojnë vendndodhjen e pengut dhe të arrestojnë personat e përfshirë.