Një atentat I mirëorganizuar tek rrethrrotullimi I aeroportit të Rinasit, është shënuar rreth orës 14 e 30 minuta, duke lënë të vdekur në vend një person, dhe plagosur një tjetër. Gilmando Dani, i mbetur viktimë, njihet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa automjeti ‘Benz’ I blinduar me të cilën po udhëtonin dy ‘shënjestrat’ e atentatit, ishte në pronësi të Elvis Kosovës, person I njohur për policinë.